Është vënë në pranga efektivi i policisë, i cili përplasi për vdekje një 12-vjeçar një ditë më parë në hyrje të fshatit Valare.
Policia bën me dije se Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë-Gjirokastër arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor E. D., 24 vjeç, me detyrë Trup shërbimi në kufirin e gjelbër në Stacionin e Policisë Kufitare Kakavijë, në DVKM Gjirokastër.
I riu duke drejtuar automjetin Mercedes Benz në aksin rrugor Shën Todhër-Valare, në hyrje të fshatit Valare ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Materialet proceduriale i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal në ngarkim të punonjësit të policisë E.D.