Një shtetas 43-vjeçar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Milot-Rubik, ku shoferi i një automjeti tip “Benz” përplasi këmbësorin.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:00, në aksin rrugor Milot-Rrubik, shtetasi P. N. 63 vjeç, banues në Rrëshen, duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin M. Ll. 43 vjeç, banues në Fan, Mirditë, këmbësor, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.