Përplasi për vdekje 5-vjeçarin me skaf, drejtuesi i mjetit rezulton ish-shef i komisariatit të Himarës

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në Himarë, pasi skafi ka goditur për vdekje një fëmijë të mitur.

Burime për median bëjnë me dije se shoferi i skafit rezulton të jetë ish-shefi i komisariatit të Himarës ku dëshmitarë të çastit kanë treguar se në momentin e ndalimit të autorit oficerët nuk kanë mbajtur asnjë procesverbal për ngjarjen.

Arjan Tase është shoqëruar pa pranga nga policia aty ku pritet që të japë dëshminë e tij për ngjarjen e rëndë. Për këtë person ka pasur edhe më herët ankesa nga pushues pasi lëvizte shumë pranë bregut të detit./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *