Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha do të mbajë sot një takim në qytetin e Durrësit. ‘Foltorja për PD’ do të zhvendoset sot në orën 18:00 në qytetin bregdetar, ku Berisha iu ka bërë thirrje demokratëve që ta presin në sallën e Pallatit të Kulturës, Aleksandër Moisiu.
Ky është takimi i katërt që mban Berisha në kuadër të lëvizjes që ka nisur pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike me vendim personal të kryedemokratit Lulzim Basha.
Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Vetë Berisha kërkon një referendum me 1500 firma për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së dhe për të anuluar vendimin e marrë nga kryedemokrati Basha.
/Priza.al/