Përplasja e “ABI Bank” me fabrikën e tullave mban 60 punonjës peng

60 punonjës në fabrikën e tullave në Fier kanë mbetur në mëshirë të fatit për shkak të një ngërçi të krijuar nga ABI Bank që zotëron 60 % të aksioneve. Sakaq bashkëpronari i fabrikës Qeramika Apollon, me 40 % të aksioneve në tentativa të vazhdueshme për të zgjidhur situatën me bankën, është duke mbajtur me rrogë 40 punonjës. Por prej 8 muajsh nga kjo fabrikë nuk prodhohet,  pasi banka refuzon ta vendos në punë duke krijuar një vakum pa rrugëdalje.

Kompania AEOT SH.A. me pronar dhe administrator Ardian Kulla janë partner biznesi prej disa kohësh me bankën por marrëdhëniet e tyre janë ndërprerë dhe puna është pezulluar duke rënduar në kurriz të punonjësve dhe bilanceve të kompanisë. Kjo e fundit i ka dërguar disa kërkesa bankës, fillimisht me një propozim për të blerë 60 % të aksioneve që posedon por ajo nuk ka pranuar në shumën që i është ofruar.

Kërkesa e kompanisë Qeramika Apollon për të blerë 60% të aksioneve që ka në pronësi ABI Bank
Kërkesa e kompanisë Qeramika Apollon për të blerë 60% të aksioneve që ka në pronësi ABI Bank

Për Priza.al Kompania AEOT SH.A. ka deklaruar se çdo ditë e më shumë po thellohen humbjet duke e patur të vështirë ringritjen.

“Dëmet ekonomike që kemi këto 8 muaj janë kolosale, nuk po arrijmë dot në një marrëveshje midis Bankës pavarësisht propozimeve që i kemi dërguar, oferta që na ka dhënë Banka ishte përtej mundësive tona duke na lënë në këtë fazë  pezull. Ne faktikisht i kemi bërë  dhe një tjetër  propozim për shitjen e 40 % të aksioneve që kemi  por përsëri pa një marrëveshje finale” u shprehën përfaqësues nga Kompania AEOT SH.A.

Më pas i ka dërguar një tjetër propozim, për vendosjen në punë të fabrikës dhe pjesëtimin e fitimit në bazë të përqindjes por, përsëri ABI Bank nuk ka pranuar.

Në këtë shkresë kompania i kërkon Bankës që të vazhdoj puna në fabrikë
Në këtë shkresë kompania i kërkon Bankës që të vazhdoj puna në fabrikë

Sakaq ditën e sotme kompania ka hapur dyert për të ri ndezur fabrikën por është hasur me rezistencën e punonjësve të sigurisë që Banka ka kontraktuar për të ruajtur objektin. Pas kësaj, në ambiente ka mësyr policia duke i vendosur drynin përsëri Fabrikës.

Priza.al ka kontaktuar me punonjës të fabrikës të cilët shprehen se ndihen shumë të pasigurt  për fatin e tyre pasi puna e tyre është mjaft specifike dhe nuk kanë opsion tjetër për të siguruar të ardhurat. Zenel Animuçi, babai i 3 fëmijëve sqaron se ai është i vetmi burim të ardhurash në familje dhe prej punës në fabrikë siguronte jetesën. Ai kërkon që shteti të jetë rregullator mes bankës ABI dhe Fabrikës ku punon.

“Nga data 19 shtator 2021 na sollën policinë dhe na nxorën jashtë, pas disa kohësh na kontaktuan nga fabrika për të ndezur pajisjet, na kanë dhënë  pagesa na kanë ndihmuar, pavarësisht se nuk kemi qenë në fabrikë. Ndërsa sot datë 15.04.2022 shkuam përsëri dhe menjëherë pas 30 minutash na erdhën 3 makina policie 2 furgon dhe një veturë dhe titullarët e ndërmarrjes  shkuan në komisariat. Ndihemi të pasigurt të papunë në këtë situatë krize ku njeriu mendon për të  rritur fëmijët. Shteti nuk ndërhyn për ti dhënë  zgjidhje. Se si ka mundësi që këta punonjës nxirren jashtë nga fabrika dhe lihen kështu?!   Puna në fabrikën e tullave është i vetmi burim të ardhurash që kemi. Kam 3 fëmijë  vetëm unë jam i punësuar situata është e pa shpresë shteti duhet të vërë dorë si palë e tretë,” u shpreh  Zenel Animuçi.

Teksa si Animuçi janë edhe shumë e shumë punonjës të tjerë. Kompania nga ana e saj ngre dyshimet se e gjithë kjo zvarritje nga ana e Bankës ABI vijon për shkak të konkurrencës dhe faktorëve të tjerë që mund të kenë ndikuar?!

Sakq Priza.al ka kontaktuar edhe me ABI Bank për të marr një përgjigje mbi situatën e krijuar dhe pse jo zgjidhjen e saj, qëndrojmë në pritje të reagimit të Bankës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *