Ndërron jetë një nga qytetaret e plagosura në aksidentin që ndodhi në Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj.
Rreth orës 16:10, një mjet “Benz” është përplasur kokë më kokë me një mjet Volkswagen Caddy të kuq, çka ka sjellë përmbysjen e këtij të fundit në anë të rrugës, ku u plagosën tre persona.
Viktima, Miranda Malolli raportohet të ketë qenë 50 vjeçe, ndërsa të plagosurit e tjerë kanë mbetur me fraktura, konkretisht thyerje në këmbë dhe në krahë. Sipas të dhënave ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Priten të informacione të mëtejshme.