Policia e Vlorës ka arrestuar Juxhino Aliajn. Lajmi konfirmohet nga burime për abcnews.al
Aliaj u përfshi në përplasjen e një jave më parë me efektivin e “Delta Force” Lisien Myrtaj. Arrestimi i tij është bërë në një kafe në qytet.
Ky i fundit u arrestua disa ditë më parë, më pas u lirua nga Gjykata e Vlorës. Ngjarja ndodhi më 29 prill në lagjen “10 Korriku”.
Shkak i përplasjes dyshohet se ishte konflikti që Aliaj dhe efektivi kishin për një vajzë