Armando Ndreu, 32-vjeçar terrorizoi Shkodrën këtë mbrëmje pasi qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të një furri buke në pronësi të Sadet Salës. Ndreu rezulton të jetë një person me precedent penalë. Ai është arrestuar dhe akuzuar më herët për vjedhje dhe kundërshtim të forcave të rendit.
Sherri mes tyre ka ndodhur 2 orë përpara se të qëllonte me armë drejt furrë së bukës. Pa motiv konkret, zanafilla e sherrit mes tyre ka qenë përmes fjalëve. Më pas autori Ndreu ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin. Pasi ka zbritur poshtë, në katin e parë ku ndodhet furra e bukës, autori ka qëlluar me breshëri drejt saj. Sadet Sala ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të makinës së autorit pasi ky i fundit ka ndaluar së qëlluari.
Si ndodhi ngjarja?
Armando Ndreu del nga automjeti i tij tip ‘Golf’, i afrohet furrës së bukës dhe qëllon me breshëri plumbash, në një kohë kur në rrugë shihen të qarkullojnë edhe automjete të tjera. Pas kësaj edhe Sadet Sala kundërpërgjigjet me pistoletë duke shtënë drejt 32 vjeçarit, i cili largohet me vrap duke lënë automjetin në rrugë. Nuk raportohet për të plagosur. Policia ka ngritur grupe kontrolli në zonë për kapjen e Armando Ndreut. Sherri mes tyre ka ndodhur për motive të në lagjen Skënderbej në Shkodër. Autori ka qenë në gjendje të dehur kur janë zënë. 2 orë përpara se të qëllonte me armë drejt furrë së bukës, janë zënë. Më pas autori Ndreu ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin dhe ka zbritur poshtë. Në katin e parë ku ndodhet furra e bukës, autori ka qëlluar me breshëri drejt saj./Priza.al