Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në sallën e Kuvendit mes tij, Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit.
Shehu tha se këto përplasje nuk kanë lidhje me Partisë Demokratike, por me ata njerëz të cilët duan të merren me tymnaja.
Sipas tij nëse Bardhi ka fakte dhe dokumnta duhet t’i denoncojë ato në prokurori, në të kundërt duhet thirrur si i pandehur pasi po fsheh krimin.
“Nuk dua të merrem me menskinitetet e Bardhit. Ato nuk kanë lidhje me PD-në, kanë lidhje vetëm me ata njerëz që duan të merren me tymnaja. Çdo njeri nëse ka fakte konkrete duhet t’i denoncojë, në të kundërt është bashkëpunëtor, ish-Ministri i drejtësisë duhet t’i dijë mirë. Prokuroria duhet ta thërresë nesër pasi ai fsheh krimi”, tha Shehu.
Kujtojmë se ditën e sotme deputetët demokratë u përplasën me njër-tjetrin pas një deklarate që Gazment Bardhi bëri në Kuvend.
Ai tha se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë.
Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.