Rreth 15 muxhahedinë po marrin mjekim aktualisht në spitalin e Traumës, pas përplasjes së tyre me policinë teksa kanë kundërshtuar që këta të fundit të ushtronin kontrollin që ishte urdhëruar nga SPAK.
Të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, sakaq viktima është transportuar drejt spitalit të morugut, ku pritet që të kryhet edhe ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.