Përplasja me tifozët/ Ja si paraqitet gjendja e 20 policëve të lënduar

Spitali Universitar i Traumës ka bërë bilancin në lidhje me protestën e dhunshme gjatë mbrëmjes së djeshme në kryqeytet, mes dy tifozerive, italiane dhe hollandeze, të cilët përveç kryerjes së akteve të dhunshme, u përplasën dhe me policinë e Shtetit.

Burime për median bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 20 efektivë policie, ku sipas QSUT kanë pasur lëndime të lehta.

Sakaq, kjo e fundit bën me dije se personat e lënduar janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse.

Si dhe aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *