Kryeministri Edi Rama është pyetur ditën e sotme nga gazetarët për përplasjen mes deputetit Erion Braçe dhe kreut të Grupit të PS, Taulant Ballës për ligjin për fermerët.
Rama e anashkaloi pyetjen dhe tha se Braçe është institucion në Partinë Socialiste.
“Erion Braçe është institucion në Partinë Socialiste. Ai mund të thotë çfarë të dojë se e ka zemrën e bardhë si bora. Jua kam thënë edhe më parë, kur të flisni për Erion Braçen siguroheni që të hani një lugë mjaltë përpara”, tha Rama.