Përplasja në Elbasan/ Topalli bën paralajmërimin e frikshëm: Uroj që mos të kthehet viti ’97

Kryetarja e “Lëvizjes për Ndryshim”, Jozefina Topalli, teksa ka qenë e ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, ka komentuar incidentet e fundit mes simpatizantëve të PS e PD në Elbasan.

Ajo është e mendimit se të dyja këto forca politike kanë strategji destabilizimin e vendit, ndërsa mbetet me shpresë për të mos u kthyer viti i mbrapshtë ’97.

“Unë e shikoj si linjë konflikti. Ajo që ka ndodhur në Elbasan më ka shqetësuar, dhe mendoj se kanë strategji destabilizimin e vendit ndoshta. Kam një bindje që të dyja palët kanë parë në sondazhet e tyre se nuk marrin votat e nevojshme për të krijuar qeveri.

Nuk ke pse rrezikon destabilitetin e vendit, për karrigen personale. Uroj që gjëja të mos shkojë deri në krijimin e një tjetër viti 1997”, u shpreh Topalli.

Në lidhje me qasjen e popullit tonë ndaj të kaluarës, Topalli nënvizoi se “ne nuk kemi arritur që të kemi një kulturë të vërtetë demokratike, të besojmë te vota dhe të dënojmë atë që ka ndodhur gjatë diktaturës”.

“Të gjithë shqiptarët kanë vuajtur dhe sot konstatoj frikë të madhe, përveç qendrës së Tiranës. Sepse njerëzit nuk kanë siguri për punë. Objektivat kryesore janë lufta kundër korrupsionit dhe ndaj varfërisë. Kjo kërkon një kryeministër me integritet”, shtoi Topalli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *