Përplasja tek zyrat e FRD-së/ Sali Shehu: S’ka burrë nëne të na marrë zyrat!

Sot presidenti Meta, u përplas fizikisht me policinë në zyrat e FRD-së, të cilët i kërcënoi edhe se do t’i fusë në burg. Shkak është bërë një konflikt që nisi pasi anëtarët e FRD-së, nuk pranojnë të lirojnë zyrat me kërkesë të Bashkisë Tiranë, ku në një shkresë të kësaj të fundit thuhet se ata duhet të dalin pasi ndërtesa është e amortizuar. Pas dhunës në zyrat e FRD-së, ka mbërritur me urgjencë Petrit Vasili.

“Nuk fshihen dot nga halli i humbjes. Këta nuk kanë moral siç ka opozita. Pesë pisa dhe kulisha nuk shkelin dot shqiptarët”, tha Vasili, i cili doli në krah të Sali Shehut.

Ndërsa ky i fundit u shpreh: “Në Dibër kemi një shprehje, se dardha e ka bishtin mbrapa. Nuk ka burrë nëne ta marrë zyrën e FRD-së”.

“Më lejoni që tju falenderoj për misionin që keni, dhe i vetmi pushtet i demokracisë është media, prania juaj e dëshmon këtë. Falenderoj Vasilin për solidaritetin, në Dibër kemi një fjalë të urtë ”Dardha e ka bishtin mbrapa”. Kjo është për ato që kuptojnë.

Këto janë zyra të FRD-së, dhe nuk ka burrë nëne që ti tjetërsojë. Ne jemi këtu për tu thënë shqiptarëve që jemi së bashku, për një gjë më të mirë. As në kohën e Enver Hoxhës nuk ka ndodhur që të nxjerrësh një parti nga zyra”, ka thënë Shehu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *