Përplasja Veliaj-Balluku/ Kryebashkiaku sqaron të vërtetën

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, në media filloi të flitej për një përplasje mes Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, se cili ishte i “preferuari” i Ramës mes tyre, e rrjedhimisht do të ishte një kandidat pretendent për pasardhësin e kryeministrit aktual në krye të PS.

Pasi Kongresi i sotëm përfundoi procedurat kryesore të përcaktuar në axhendë, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka publikuar një foto me Ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Me anë të një postimi në “facebook” Veliaj shkruan se ka dalë foto më “ motrën e tij” dhe gjithashtu ka shkruar një shprehje tironse: “Kush na ka inot, kshu na paftë përnot”, duke i dhënë kështu një përgjigje zërave dhe hamendësimeve për një përplasje me tyre.

Postim i Veliajt:

Me motrën e lalit vet Belinda Balluku dhe si thonë tironcit: Kush na ka inot, kshu na paftë përnot.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *