Përplasje me armë zjarri në qendër të Mamurrasit. Blindohet zona, zbarkojnë RENEA dhe FNSH

Nga një shkëmbim armësh sot në Mamurras mbetën të plagosur tre persona; dy efektivë të policisë dhe një qytetar. Me armë zjarri janë plagosur punonjësit e policisë të patrullës Flamur Lleja, Ilir Zekaj dhe një qytetar, Nikoll Vorfi. Të dy efektivët e policisë janë qëlluar në këmbë dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej policëve është plagosur me armë zjarri, ndërsa tjetri me sende të forta.

Në vendin e ngjarjes janë nisur me urgjencë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu bashkë me të është edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Në mbështetje të kolegëve janë nisur edhe struktura të posaçme të policisë si FNSH dhe RENEA, që do të bëjnë krehjen e zonës për të gjetur autorët. Sakaq edhe grupi hetimor është ngritur.

Dyshohet që Vorfi është palë me personat që lanë të plagosur dy efektivët e policisë, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, të cilët janë pjesë e grupit të policëve në komisariatin e Kurbinit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *