Nga publiku Sara Hoxha konsiderohet si një nga konkurrentet më të mira të “Dancing With The Stars”. Mirëpo duket se juria nuk është në një mendje me ta, bazuar në vlerësimet që i japin çdo javë.
Mbrëmjen e djeshme partnerja e Ledrit dhe Luixhino kërcyen një vals nën tingujt e këngës së Elvana Gjatës “Më fal”. Dyshja u vlerësuan vetëm me 38 pikë nga 50 të mundshme në total, pasi jurisë i ishte shtuar edhe këngëtarja e njohur, Elvana Gjata.
Sara Hoxha u kritikua nga anëtarët e jurisë të cilët e vlerësuan performancën e saj si të ftohtë dhe pa emocion. Konkurrentja e “DWTS” sigurisht e mbrojti veten duke u shprehur se kishte shumë pak ditë për tu përgatitur.
“Kishim vetëm 4 ditë kohë të mësonim kërcimin, të mësoja unë të aktroja…”, tha Sara.
Mirëpo në këtë moment ajo u ndërpre nga Dalina Buzi e cila duket se nuk i përton komentet e saj, e cila i tha Sarës se vetëm justifikohej.
“Sara këtë nuk duhet ta thuash më kurrë se e ke bërë si justifikim. Këtë nuk duhet ta thuash më kurrë, nuk na intereson më shpirt se çdo njeri këtu do thotë kam 4 ditë kohë. Në fund ne duam të shikojmë kërcimin”, u shpreh ajo.