Duket se ka nisur një “përplasje” virtuale mes moderatorëve Luana Vjollca dhe Donald Veshaj. Një video e Donaldit, i cili ironizoi moderatoren e “Zemër Luana”, për klikimet dhe videot e saj falenderuese ndaj fansave, u bë virale dhe u mor si një ‘sulm’ ndaj Luana Vjollcës.
Klikimet e emisionit të ri janë komentuar jo pak në rrjetet sociale nga ndjekësit. Madje vetë Luana ka publikuar shpesh në rrjetet e saj sociale foto dhe video ku tregon rekordet e klikimeve dhe falenderon fansat e saj.
Ajo ka zgjedhur të kundërpërgjigjet me postimin e fundit në Instagram, krahas së cilit shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, dukshëm një mesazh ndaj Donaldit dhe ironisë së tij.
Moderatorja pati edhe mbështetjen e menjëhershme të Beatrix Ramosajt, ish-partneres së Donaldit, e cila reagoi në komentet e postimit të Luanës. “Vajzë, tregoju si bëhet”– ka shkruar Beatrix Ramosaj.