Tifozët e ekipit të Tiranës dhe ato të Teutës janë përplasur pas përfundimit të ndeshjes së ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, tek sheshi “Nënë Tereza”. Tifozët e ekipit kryeqytetas dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës.
Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Teuta mundi me rezultatin 0-2 skuadrën e Tiranës në stadiumin “Air Albania”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2023, rreth orës 19:30, te sheshi “Nënë Tereza”, tifozët e ekipit të Tiranës dyshohet se kanë dëmtuar autobusin e tifozëve të Teutës, pas përfundimit të ndeshjes së zhvilluar mes dy ekipeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.