Kryeministri, Edi Rama ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar me ekspertë të organizatës së njohur amerikane ‘Patagonia’.
Gjatë fjalës së tij Rama nuk la pa përmendur aktorin Leonardi Di Caprio, i cili e ka prekur si çështje disa herë, madje dhe ka kërkuar të bëhen protesta e peticione. Rama tha se aktori u bë i gjallë duke sulmuar qeverinë mirëpo hesht tani që qeveria ka marrë masa ndaj Vjosës.
“Më kanë shënuar këtu për diçka për Leonardio di Caprio, por nuk po e them. Leondardio di Caprio u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbështetur qeverinë. E ka shok të mirë ministrja e Turizmit ndaj nuk po i bie më shumë, Mbase goditja do t’i bie në vesh.Aty ku miliona njerëz të lavdërojnë miliona dhe të shan njëri ka të ngjarë që të zgjohet dhe Nardi”, tha Rama.