Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka akuzuar në Kuvend se në lokalin e Parlamentit pihet puro dhe hashash.
Kjo ka sjellë jo pak debat në sallë, duke dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i kërkoi deputetit Sula të kërkojë falje për deklaratën. Sakaq, ka ndërhyrë deputeti, Pandeli Majko ku tha se duhan mund të pinë shumë kolegë dhe nuk janë fajtorë për këtë gjë.
Pjesë nga replika:
Sula: Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë.
Majko: Shpesh për t’u bërë të besueshëm, ne i biem vetes, e kam fjalën për politikën. Ka shumë kolegë që për arsye të ndryshme pinë duhan, dhe nuk janë fajtorë, por ta trajtosh këtë sikur po ju vret e po ju hapet zemra për fshatarët, mendoj se është e gabuar.
Sula: Do i them gjërat siç janë. Kujt i pëlqen dhe kujt nuk i pëlqen është në zgjedhjen e tij. Është në nderin e këtij parlamenti që ka burra të nderuar, zonja të nderuara të mos shohim deri te gardhi jonë, te porta jonë, te paga jonë, te privilegjet që kemi ne, por ta shtrijnë syrin përtej. Jam pasionant se më dhemb shpirti.