Tensione dhe përplasje jashtë dhe brenda Parlamentit. Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka fundi i qeverisë është i afërt. Ai e krahasoi me regjimin e Hitlerit veprimtarinë e Parlamentit.
“Kjo është fytyra e narkoparlamentit, 24 orë pasi shqiptarëve ju tha që po hapim kapitullin e negociatave. E kanë kthyer në burg të sigurisë së lartë.
Aty vetëm përfaqësues të shqiptarëve nuk ka. Tmerr nga e vërteta, fundi po ju vjen. Edhe Hitleri i miratonte të gjitha në një bunker të nëndheshëm, por fundin e pati të shpejtë”, u shpreh Flamur Noka.