Si rezultat i bombardimeve dhe sulmeve me raketa midis Izraelit dhe grupeve të armatosura Palestineze në Gaza, 53 palestinezë, përfshirë 14 fëmijë u vranë, dhe më shumë se 300 u plagosën.
Në Izraelin jugor, 6 izraelitë u vranë, duke përfshirë një fëmijë, dhe ka dhjetëra të plagosur. “Fëmijët e Gazës na shprehin se kanë frikë të vdesin”, thotë një punëtor i ‘Save the Children’. Ai tregon se çfarë i ka thënë Yasmine, 11 vjeç: “Kjo natë ishte shumë e vështirë për të gjithë, nuk kam arritur te fle. Situata është e tmerrshme, ka fëmijë që vdesin dhe ne jemi duke u bombarduar nga të gjitha anët. Ishte nata më e keqe e jetës sime. Në orën 3 kisha dhimbje në stomak për shkak të frikës, dhe prindërit e mi u përpoqën të më ngushëllonin duke më thënë se bombardimet ishin larg, por unë në vend të kësaj ndjeva se ishte afër. Nesër është Bajrami, por nuk do të mund të festojmë për shkak të këtij konflikti”.
“Familjet në Gaza jetojnë në zona të mbipopulluara dhe me bllokimin e territoreve që i pengojnë ata të ikin, ose të strehohen në vende të tjera. Operatorët tanë përpiqen të sigurojnë dhe mbështesin fëmijët e tyre. Për ta, si për të gjitha familjet në Gaza, 48 orët e fundit janë si tmerret që kanë parë gjatë 12 viteve të fundit në tre luftërat në Gaza.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve në konflikt të marrin masa të menjëhershme për të lehtësuar përshkallëzimin dhe për të ndaluar këtë cikël vdekjeprurës të veprimeve hakmarrëse “, tha Jason Lee, Drejtori i Territoreve Palestineze i ‘Save the Children’, organizata që lufton për më shumë se 100 vjet për të shpëtuar fëmijët në rrezik dhe t’iu garantojë atyre një të ardhme.
‘Save the Children’ u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt që t’i përmbahen detyrimeve të tyre, sipas ligjit ndërkombëtar, dhe të marrin masa paraprake shtesë në mënyrë që të mos godasin popullatën civile, veçanërisht fëmijët, dhe infrastrukturën civile.
Shkollat duhet të mbrohen nga sulmet, dhe integriteti i mjediseve shkollore duhet të respektohet nga të gjitha palët në konflikt.
Burimi i lajmit: cinquecolonne. Përshtati: Priza.al