Përplasjet mes Kinës dhe Tajvanit/ SHBA dërgon luftanije në rajon

Tensionet mes Kinës dhe Tajvanit sa vijnë dhe rriten, ndërsa Shtetet e Bashkuara dërgojnë luftë anije në rajon.

Teksa ushtria e Pekinit vijon për të tretën ditë radhazi të simulojë kapjen e Tajvanit, përmes stërvitjeve ushtarake, Marina amerikane njoftoi se luftanija USS Milius kishte kryer një mision pranë ishujve Spratly, që pretendohen nga Pekini, 1300 km në jug të Tajvanit.

Uashingtoni tha se operacioni zhvillohej në kuadër të lirisë së lundrimit, në ujëra ndërkombëtare, por Pekini e akuzoi se kishte hyrë ilegalisht në ujërat e tij. Uashingtoni i ka bërë vazhdimisht thirrje Kinës të përmbahet nga aktet provokuese, pas vizitës së Presidentes së Tajvanit në SHBA, ku u takua me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese: “Shtetet e Bashkuara do të fluturojnë, lundrojnë dhe operojnë kudo ku ligji ndërkombëtar e lejon, pavarësisht vendndodhjes me pretendime të tepruara territoriale dhe ngjarjeve aktuale”.

Menjëherë pas vizitës, Pekini nisi stërvitje të mëdha ushtarake, si pjesë e së cilave në ditën e tretë po simulon izolimin e Tajvanit. Ishulli që pretendohet nga Kina bëri të ditur se kishte evidentuar 70 avionë lufte dhe 11 anije në ujërat rreth tij, ndërsa Pekini konfirmoi përfshirjen e aeroplanmbajtëses Shandong.

 

 

Një hartë me itinerarin e përshkuar nga avionët që u publikua nga Ministria e Mbrojtjes në Tajvan, tregoi katër J-15 në lindje të ishullit, duke sugjeruar se ushtria kineze po simulon për herë të parë sulme nga lindja e jo nga perëndimi, ku gjendet edhe Kina kontinentale. Analistët thanë se me gjasë avionët ishin lëshuar nga aeroplanmbajtësja Shandong, një prej dy të tillave që zotëron Pekini, e që është pozicionuar aktualisht në Oqeanin Paqësor rreth 320 km larg Tajvanit.

Në një njoftim, Pekini deklaroi se avionët e luftës të përfshirë në stërvitje ishin të mbushur me municione dhe se kishin ndërmarrë valë të shumëfishta sulmesh të simuluara ndaj pozicioneve të rëndësishme. Kina njoftoi sërvitjet, pasi përcolli Presidentin francez Emanuel Macron dhe shefen e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që zhvilluan një vizitë në vend.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *