Në Pallatin e Brigadave, u mbajt pritja zyrtare e 111 vjetorit të pavarësisë. Presidenti Bajram Begaj mbajti fjalën e tij ku theksoi rëndësinë e faktorit shqiptar për ruajtjen e qëndrueshmërisë në Ballkan.
Ndërsa një thirrje e pati edhe për politikanët shqiptarë. Duke iu referuar skenave të dhunshme të deputetëve të Rithemelimit në Kuvend gjatë javëve të fundit, Begaj bëri thirrje që të të punohet kokëulur për të mirën e shqiptarëve dhe jo për konfrontim në Kuvend.
“Me reformën zgjedhore duhet të sigurohet edhe vota e emigrantëve. Shqipëria nuk ndërtohet me indiferentizëm dhe pasivitet. Bëj thirrje për përfaqësuesit e shqiptarëve në Kuvend që kokëulur të punojnë për një Shqipëri që sundohet nga ligji. Në jetën tuaj paralmentare të udhëhiqeni nga interesi kombëtar, nga respekti dhe jo mllefi dhe mbi të gjitha nga përgjegjësia mbi të ardhmen”- u shpreh presidenti.