Teksa kanë kaluar më shumë se një muaj nga shkarkimi i Arben Ahmetaj nga posti i zëvendëskryeministri, për deputetin e PS Etjen Xhajaj është një situatë normale.
Xhafaj tha se Ahmetaj është tashmë pjesë e Këshillit të Integrimit dhe gjithashtu ishte së fundmi në trajnimin që po bëhet në kuadër të zgjedhjeve të Vlorë.
Lidhur me këto trajnime, deputeti i PS tha se po bëhen përzgjedhje për ekipet e reja. Ndërkaq, sipas deputetit, zgjedhjet vazhdojnë të përmirësojnë standardet e tyre në vend.
Pjesë nga diskutimi:
Gazetarja: Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn?
Etjen Xhafaj: Ishte në mbledhje e Këshillit të Integrimit, është pjesë. Kemi pasur gjatë gjithë muajit një tur dëgjesash, ku janë zgjedhur ekipet e reja. Në Vlorë e kemi bërë. Edhe në Vlorë ka qenë zoti Ahmetaj.
Gazetarja: Ka shumë gjëra që po qarkullojnë
Etjen Xhafaj: Nuk komentoj dot zërat, por faktet. Tre ditë kemi bërë një trajnim. Me ato që janë objektivat e PS.
Gazetarja: Çfarë keni konstatuar? Bashkia më e vështirë?
Etjen Xhafaj: Këto kanë qenë trajnime për ato që janë objektiva për kryetar partie. Konstatimet do të vijnë kur të bëjnë sondazhe.
Gazetarja: Opozita po drejtohet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, s shihni situatën të ndryshuar
Etjen Xhafaj: Nuk besoj se nuk kanë qenë ndonjëherë përballë. Kanë qenë aty, kanë 32 vite që do të vijojnë të jenë aty. PS i ka mundur
Gazetarja: Nesër fillojnë protestat, si e shihni këtë përballje me opozitën? Duket si rikthim i një aksioni të fortë opozitar
Etjen Xhafaj: Në çdo demokraci ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet vazhdojnë të përmirësojnë standardet e tyre. Në të gjithë historinë e kontinentit tonë. Është e drejtë e të gjithë qytetarëve. Nëse synojnë të godasin jo vetëm institucione, apo jetën normale të qytetarëve. Ne jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.