Perplasjet në veri / Arrestohet personi që kërcënoi nënkryetaren e komunës së Leposaviçit

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili kërcënoi nënkryetaren e komunës së Leposaviçit, Dragana Miletic.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sveçla u shpreh se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë. Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit. Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, shkroi ai në Facebook.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *