Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbuluar përmes një postimi në Twitter se ka pasur një komunikim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani në lidhje me situatën në veri të vendit.
Kurti shkroi se pas bisedës me ministrin italian, ky i fundit ka qenë dakord me kryeministrin kosovar për qetësimin e situatës.
“Pata një bisedë telefonike me DPM&MPJ të Italisë, Antonio Tajani. Të dy ramë dakord se koha e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja Themelore dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti.