Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në veriun e Kosovës.
Ajo u shpreh se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR-in.
Me anë të një postimi në Twitter, Osmani u shpreh se ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë
“Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiçit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka shkruar Osmani.