Qytetarët e mbledhur afër shkollës teknike në Mitrovicë të Veriut pas zhurmës së sirenave, që kanë zgjatur më shumë se një orë të revoltuar, kanë kërkuar që t’iu drejtohet dikush prej Listës Serbe.
Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë.
Pasi kanë nisur fjalë ofenduese kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Listës Serbe, ata kanë shkuar afër objektit ku jeton Aleksandar Spiriq nga Lista Serbe, dhe kanë kërkuar të flasin me të.
Ndërkohë, turmës i është drejtuar Nebojsha Joviq, nga “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”.
Ai ka thënë se Lista Serbe nuk mund ta përfaqësojë më popullin serb në Kosovë.
Diçka e tillë është duartrokitur nga të pranishmit.
Më pas, turma ka nisur të shpërndahet./ REL.