Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës përgjatë ditës së premte.
Nikolla ka bërë thirrje për qetësim të situatës, ndërsa thekson se dialogu i ndërmjetësuar nga SHBA dhe BE është e vetmja zgjidhje për dy vendet, Kosovën dhe Serbinë.
“Tensionimi i situatës në Veri të Kosovës nuk i shërben avancimit të procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Kosova dhe Serbia, me mbështetjen e miqve e partnerëve tanë strategjikë, ShBA dhe BE, kanë hyrë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe duhet të vazhdojnë këtë dialog.
Kjo është e vetmja rrugë drejt njohjes së ndërsjelltë, zhvillimit, demokracisë, paqes e bashkëpunimit në rajon.”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla.