Së fundmi, në “Për’Puthen” ka ndodhur një thyerje rregullash. Një foto e Anxhelës dhe e Arbrit duke u puthur në buzë është parë nga sytë e miliona shikuesve.
Fotoja u bë publike nga Arbri, pasi ky i fundit u refuzua nga Anxhela. Arbri u mërzit dhe menjëherë ‘rrëmbeu’ telefonin. Ai në fillim i tregoi Orit foton e më pas opinionistëve e në fund teleshikuesve.
Por ja një pjesë nga debati i tyre:
Arbri: Kjo tregon zero interes? Ka ndodhur me 20 shtator. Historia ime këtu është e vërtetë, unë jam real. Kisha ndjenja të vërteta për Anxhelës.
Anxhela: Atëherë kisha pëlqimin e madh për ty.
Arbri: Ka ndodhur edhe para një jave.
Anxhela: Për çfarë e nxorre? Ta dish se çfarë mendimi kam unë për ty tani nuk do kishe fytyrë të më dilje para. S’ke edukatë fare, më vjen keq për familjen tënde.
Arbri: Ti s’më tregon mua edukatën.
Dyshja u përplasën ashpër me njëri-tjetrin ku Arbri u ndje keq pasi Anxhela papritmas tha se nuk ka më interes. Ndërkohë, fotoja e dyshes është shkrepur më 20 shtator. Kujtojmë që herë pas here konkurentët kanë thyer rregullat e programit, ku kujtojmë se ka patur shumë raste dhe në edicionet e kaluara.