Audicionet tashmë janë mbyllur dhe Përputhen është gati të rikthehet sërish në ekran.
Ditën e sotme është publikuar promo-ja e programit, ku është zbuluar dhe data e nisjes së tij. Në promo shikohet Bora Zemani, e ulur para një tavoline e mbushur me dosje, e cila konfirmon se Përputhen rikthehet me datë 6 shtator.
Në mesin e aludimeve nëse do të jetë Bora ajo që do të drejtojë këtë program, bukuroshja e ekranit e ka konfirmuar këtë gjë më herët:
“Jam super entuziaste për sezonin e ri të Për’puthen. Ka pasur shumë pyetje te Instagrami i Olsës po Bora a do jetë, po Bora a do jetë. Po do jem more, do jem, normal që do jem”, është shprehur ajo.
/Priza.al/