‘Përqafimi i fundit’ i artistëve për regjisorin e madh/ Mirush Kabashi zbulon amanetin e mikut Pirro Mani  

Një ditë pas ndarjes nga jeta të regjisorit dhe artistit të madh të artit shqiptar, Pirro Manit, i madh e i vogël nga komuniteti artistik u bënë së bashku, për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së skenës.

Me qirinj në duar në formë simbolike, artistët e kishin të vështirë të mbanin lotët a emocionet për atë që ata e cilësojnë babain e artit shqiptar.

Regjisori Spiro Duni, solli në kujtesë një moment teksa me mikun e tij Pirro, diskutonin për botën e përtejme.

“Kur të shkosh atje lart, çfarë dëshiron të thotë Zoti, ç’kemi Pirro?”.

Të tjerë kolegë, bashkëpunëtorë ndër vite, a nxënës të tij, e kujtuan Pirro Manin si njeriun që Teatrit Shqiptar i vuri vulën me epokën e tij.

Aktori i njohur Mirush Kabashi, zbuloi dhe një amanet që Pirro Mani kishte pasur muajt e fundit, që të vendosej në gërmadhat e Teatrit Kombëtar.

“Pirro kishte lënë porosi të vendoste një buqetë me lule në gërmadhat e Teatrit Kombëtar”,- u shpreh Kabashi.

Mes tingujsh, nën dritën e qirinjve, në lotët e emocionet e miqve e bashkëpunëtorëve, Pirro Manit i’u dha përqafimi i fundit artistik.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *