Çdo prind do më të mirën për fëmijën e tij, por sekretin e lumturisë për të vegjëlit e kanë gjetur japonezët. Sipas studimit të publikuar në “The Lancet”, fëmijët japonezë janë më të shëndetshëm dhe më të lumtur se të gjithë fëmijët e botës. Gjithashtu fëmijët e lindur në Japoni kanë jetë më të gjatë krahasuar me të tjerët. Ja çfarë mund të mësoni ju nga këta prindër…
Lejojini fëmijët të eksperimentojnë me ushqimet, por kujdesuni që të zgjidhni ato ushqime që kanë vlera ushqimore.
Mos i sforconi të konsumojnë diçka që nuk e duan. Lejojini të shijojnë edhe ndonjë ëmbëlsirë apo gjëra të ngjashme.
Servireni ushqimin në pjata të vogla dhe mundohuni t’i bëni të duken bukur.
Mblidhuni së bashku dhe konsumoni drekën ose darkën si një familje.
Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm. Pak vrap duke luajtur me fëmijën tuaj është zgjidhje perfekte.
/Priza.al/