Përse gomat e makinave duhet të jenë patjetër të zeza? Ja arsyeja…

Teknologjia ka përparuar shumë që kur është shpikur automobili dhe në prodhim janë bërë shumë ndryshime. Mirëpo një gjë ka mbetur e pandryshuar – gomat e automobilave akoma janë me ngjyrë të zezë.

Mbase ekzistojnë edhe ata të cilët do të kishin dëshiruar që gomat në veturat e tyre të ishin të kuqe apo të gjelbra, mirëpo gjasat janë të mëdha që kjo kurrë nuk do të ndodhë për shkak të një arsyeje.

Gomat e automobilave janë me ngjyrë të zezë sepse bloza është e rëndësishme dhe pjesë e paevitueshme e prodhimit të tyre. Përbërësi kryesor në goma, natyrisht, është goma (kauçuku), e cila në fillim të prodhimit është e butë dhe e ngjitshme.

Gjatë procesit të vullkanizimit në gomë shtohet bloza, e cila e shndërron në masë të fortë dhe i jep fortësinë. Gjithashtu, bloza ia zgjat afatin e përdorimit të gomës, sepse e riorienton nxehtësinë nga pjesët e gomës të cilat nxehen posaçërisht gjatë vozitjes.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *