Kylie Jenner di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël me djalin e saj. Mirëpo, ajo ende nuk e ka ekspozuar fytyrën e djalit të saj e as emrin e tij. Kylie dhe Travis e quajtën djalin e tyre Wolf, por ndryshuan mendje. Por përse Kylie vijon ta mbajë të fshehtë djalin e saj?
Kylie Jenner zgjodhi emrin Wolf (Ujk) për djalin e saj me Travis Scott sepse ndjeu “presion” në spital. “Ne me të vërtetë nuk kishim një emër”,- i tha ylli i “Kardashians” Kris Jenner.
“Menduam se do të na vinte kur e pamë dhe nuk ndodhi. Më pas … na u desh të nënshkruanim certifikatën e lindjes ose përndryshe ata e regjistrojnë pa emër. Kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër”,- tha themeluesja e “Kylie Cosmetics”.
Kur Khloe Kardashian sugjeroi emrin Wolf, Kylie tha menjëherë “po.” “Më pëlqeu WW,” shpjegoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, duke iu referuar mbiemrit të Scott, Wesbter. “Ne e vendosëm Wolf Webster në atë moment dhe menjëherë pasi firmosa certifikatën e lindjes u thashë: “Çfarë bëra kështu?”- shpjegoi Kylie.
Edhe pse Kylie i tha Kris, se ajo dhe Scott kanë zgjedhur një emër për fëmijën tashmë 7-muajsh, reperi 31-vjeçar ‘ende ndryshon’ mendje ndonjëherë. Për shkak të pavendosmërisë së tyre, çifti nuk e kanë ndryshuar ende ligjërisht emrin e djalit të tyre. Kylie tha me humor se ata “thjesht po presin që ai të emërojë veten”.