1-Lidhja juaj ka karakter gare
Nëse mashkulli duhet të garojë pa kontroll me femrën me të cilën ka krijuar lidhje dashurie, jo vetëm që ndihet i pikëlluar, por ndihet edhe se si po e humb egon e vet në lidhjen e tillë. Nuk do të duhej që mashkulli të kontrollojë lidhjen në tërësi, mirëpo jepni paksa më shumë iniciativë, mos garoni se kush do të ketë më shumë kontroll të lidhjes, por gjeni ekuilibrin në mënyrë që gjërat të shkojnë rrjedhës normale.
2-Ndihet nën presion
E thirrni vazhdimisht dhe i dërgoni porosi dhe kështu i bëni me dije që dëshironi më shumë dashuri, afsh dhe seks me qëllim që të perfeksiononi lidhjen të cilën e keni filluar? Nëse i keni bërë këto gjëra, keni humbur ekuilibrin natyror të lidhjes, dhe për këtë shkak partneri juaj ka filluar të ndiejë preson. Është me rëndësi të jeni të ndërgjegjshme që shumica e meshkujve ikin nga lidhja kur ndiejnë presion emocional, për shkak se konsiderojnë që nuk mund të plotësojnë ato që ju prisni nga ata, por edhe kurrë nuk do të jenë mjaft të mirë për ju.
3-Nuk ndien që e respektoni
Mashkulli nuk mund të ndërtojë jetën me femrën e cila nuk e respekton. Ai duhet të ndiej patjetër se si është para të gjithëve në jetën tuaj, dhe që ta pranoni ashtu siç është.
/Priza.al/