Përsëri sulm? Rikthehen problemet në sistemin kufitar

Prej 40 minutash vihet re një problem i përsëritur me sistemin në pikën e kalimit kufitarë.

Autoritetet përkatëse po e ushtrojnë punen e tyre në mënyrë manuale duke regjistruar hyrjet dhe daljet në regjistër me shkrim.

Momentalisht në pikën kufitare  nuk raportohen radhë të gjata për shkak të lëvizjeve të ulëta të qytetarëve në këtë vakt.

Nuk dihet ende nëse janë pasojat e sulmit kibernetik  që vendi ynë përjetoi pak ditë më parë apo probleme me sistemin. Po punohet nga teknika për të kthyer sistemin, si dhe mësohet se pritja nuk është më shumë e gjatë se 3 minuta për mjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *