Një rast i ngjashëm me dronin e Ballist Morinës në Serbi, ka ndodhur në Spanjë.
Kur po luhej ndeshja Athletic Bilbao- Eibar , një dron ka ndërprerë ndeshjen. Në të shkruhej “Bilbao është kundër Euro 2020“. Kjo sepse tifozët baskë janë kundër faktit që në stadiumin e tyre do të luhet një nga ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për kombëtare, për arsye që nuk janë të kuptueshme.
Pas disa minutave ndërprerje, ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, por pa dyshim për tifozët shqiptar ky moment i riktheu pas në kohë, kur në Serbi luhej ndeshja Serbi-Shqipëri dhe në fushë u ul droni i famshëm me hartën e Shqipërisë së madhe.