Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Raportohet se një grua ka mbajtur burrin e saj të vdekur në banesë prej ditësh.
Gruaja e quajtur Valentina Prenga, dyshohet se ka probleme mendore. Policia ka shkuar ditën e sotme në banesën e gruas, por ajo nuk e ka hapur derën. Të gjendur në këtë situatë, policia është detyruar të thyejë derën dhe të futet brenda me forcë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit të Vlorës, dhe viktima është shtetasi Llazar Prenga.
Kjo është ngjarja e dytë e së njëjtës natyrë që përsëritet brenda një viti në Shqipëri. Në Kombinat, familja Josifi, kreu një akt të rëndë duke mbajtur fillimisht trupin e Anisa Josifit për më shumë se një vit. Nëna Zhaneta dhe vajza tjetër Blerta, e mbajtën trupin të mbështjellë dhe ngjarja u zbulua pasi vdiq edhe e ëma dhe Blerta ishte në agoni pasi kishin për muaj me radhë pa ngrënë. Ato ishin besimtare të sektit të Jehovait dhe akoma nuk dihet sesi dhe se kush i çoi ato drejt flijimit për tu ringjallur.