Përsëritet historia e vitit 2015/ I riu shqiptar hidhet nga pallati në Itali, ndërron jetë menjëherë

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mëngjes në Brindis. Një 28-vjeçar shqiptar është hedhur nga lartësia e një pallatit.

I riu është hedhur nga 50 metra duke humbur jetën menjëherë. Dhjetëra kalimtarë dhe dëshmitarë ishin dëshmitarë të skenës.

Zona është shënuar me një fjongo kuq e bardhë, për të mos lejuar kuriozët të afrohen në vendin e tragjedisë

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan të riun në kryerjen e këtij akti ekstrem, ndërsa autoritetet janë duke punuar për të zbardhur dinamikën.

Bëjmë të ditur se në vitin 2015, një 34-vjeçar nga Brindisi i ka marrë jetën vetes, duke u hedhur nga maja e këtij pallati.

/Burimi: Notizienazionali.it/Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *