Dhjetëra makina presin prej më shumë se dy orësh në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë duke krijuar kështu një radhë të gjatë.
Mësohet se shkak për këtë gjë është bërë fluksi i madh i turistëve dhe shqiptarëve që jetojnë në Greqi, të cilët kanë udhëtuar drejt Shqipërisë.
Për të shmangur orët e gjata të pritjeve të dyja doganat po punojnë me të gjitha sportelet dhe pritet që në orët në vijim situata në normalizohet.
/Priza.al/