Përshëndeti Vjosën ‘për herë të fundit’, Meta: Do vazhdoj t’i mbroj shpinën Kosovës

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vizitës në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se është jetike që Shqipëria dhe Kosova të mbrojnë njëra-tjetrën.

Sakaq shton se sot ishte dyfish ditë e lumtur për të, pasi shënohet 12-vjetori nga dita që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu  Pavarësinë e  Kosovës.

Postimi i plotë:

ËSHTË JETIKE QË SHQIPËRIA DHE KOSOVA T’I MBROJNË SHPINËN NJËRA-TJETRËS! ???❤️??

Shumë i lumtur të zhvilloj sot vizitën e fundit zyrtare në Prishtinë, si President i Shqipërisë, në një ditë kaq të mrekullueshme për kombin tonë, 12-vjetorin e konfirmimit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e pavarësisë së Kosovës.

Një nga ditët më të bukura për mua të cilën pata fatin ta përjetoja si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Shqipëria dhe Qeveria e saj në atë periudhë bënë çdo gjë për këtë triumf të drejtësisë ndërkombëtare në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *