Përfshihet përsëri nga flakët Krasta në Elbasan

Pas djegjes së një sipërfaqie të madhe ditën e djeshme, një vatër zjarri është ndezur në zonën e Krastës në Elbasan. Flakët janë përhapur në masivin e pishave, ku po digjen barishte.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të qytetit. Po punohet për shuarjen e flakëve.

Zjarret kanë shkaktuar problematika gjatë ditëve të fundit në disa zona të vendit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *