Sulmet mes Izraelit dhe grupit Hezbollah në Liban nuk kanë të ndalur.
Sipas informacioneve paraprake, Izraeli ka nisur një valë të re sulmesh në jug të Libanit dhe luginës Bekaa.
Gati 560 njerëz, duke përfshirë të paktën 50 fëmijë, janë vrarë tashmë këtë javë në fushatën e bombardimeve të Izraelit. Sipas Izralit sulmet synojnë objektetet ku fshihen armët dhe infrastrukturën terroriste të përdorur nga Hezbollahu.
Mijëra njerëz janë plagosur dhe dhjetëra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ndërkohë sot në orët e para të mëngjesi, Hezbollah lëshoi raketat në drejtim të Izraelit, me një raketë që thuhet se goditi Tel Aviv.