Përshkallëzohet gjendja në veri të Kosovës, serbët hedhin granata dore në Qendrën e Regjistrimit në Zubin Patok

Është përshkallëzuar situata në veri të Kosovës. Qendra e Regjistrimit në Zubin Potok është djegur nga serbët të cilët nuk po e pranojnë reciprocitetin për targat.

Po ashtu burime për  KosovaPress bëjnë të ditur se serbët kanë hedhur granata dore edhe në Qendrën e Regjistrimit në Zveçan, por që nuk kanë arritur ta djegin. Policia ka mbërritur në vendngjarje, teksa raportohet për tensionim të situatës. Po ashtu serbët kanë paralajmëruar edhe djegien e Qendrës së Regjistrimit në Leposaviç.

 

/Burimi: KosovaPress/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *