Situata në kufi me Arzebajxhanin është përshkallëzuar, ku kanë mbetur të vrarë 15 ushtarë armenë.
Lajmine ka bërë të ditur kryetari i Komisionit të Përhershëm për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit Armen, Eduard Aganzanyan ndërsa më herët ishte lajmëruar se edhe 12 ushtarë janë kapur nga Azerbajxhani.
Armenia i ka bërë thirrje Rusisë që të ndihmojë në mbrojtjen e integritetit të saj territorial kundër Azerbajxhanit, duke njoftuar se midis forcave azere dhe armene po zhvillohet një përplasje e ashpër kufitare.
Nga ana e saj Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit, në një deklaratë ka fajësuar Armeninë për përshkallëzim të qëllimshëm të tensioneve në kufijtë e dy vendeve.
/Burimi:BBC News/Priza.al/