Përshpejtohet me ritme rekord shkrirja e akujve në Himalaja. Verifikohet një reduktim prej 40% të sipërfaqes së 15 mijë akullnajave që ndodhen në të gjithë këtë zonë. Vargmalet e Himalajës përbëjnë rezervën e tretë në botë të akujve pas Antarktidës në polin e jugut, Arktikut në Polin e Veriut dhe madje për këtë konsiderohet si poli i Tretë.
Akujt në të gjithë zonën furnizojnë 3 lumenjtë e mëdhenj të rajonit si Gange, Indo dhe Brahmaputra, përgjatë të cilëve jetojnë qindra miliona njerëz.
Ritmi i shpejtësisë së shkrirjes së akullnajave në vargmalet e Himalajes, që konsiderohet edhe si Catia e Botës, është 10 herë më e lartë në krahasim me shekujt e kaluar.
Falë një kërkimi shkencor që ka analizuar evolucionin e 15 mijë akullnajave në këtë zonë dhe të dhënat që nisin prej të paktën 600 vjetësh, rezulton se sipërfaqja e bardhë nga 28 mijë km2 sot është 19 mijë km2. Volumi i humbur arrin të jetë 390-586 km kub ose thënë në fjalë të tjera është sasia ekuivalente e të gjithë akullit në Alpet e gadishullit Italik, Kaukazit dhe Skandinavisë.
/Priza.al/