Përshpejtohet procedura, KLP mban seancë në datën 23 korrik

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do trajtojë kërkesën për dorëheqje që ka paraqitur Prokurori i Durrësit, Agron Gjana më 23 korrik. Mësohet se gjatë seancës do bëhet renditja e 2 kandidatëve të rinj për SPAK.

Për vakancat në SPAK kanë aplikuar Dorina Bejko dhe Adnand Xholi, me të cilët do bëhen edhe seancat dëgjimore.

Plotësimi i vendeve vakante në SPAK vjen pas apeleve të shumta që janë bërë nga zyrtarët, mes tyre edhe kreu i SPAK, Arben Kraja, i cili i bëri thirrje KLP-së që të përshpejtojë procedurën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *